Strakosha kërkohet nga gjigandët e Turqisë, i japin vendin e titullarit.
Thomas Strakosha do të largohet nga Brentfordi në merkaton e dimrit.
Shumë ekipe kanë qarkulluar si klube potenciale për transferimin e portierit shqiptar.
Së fundmi mediat turke bëjnë të ditura se Fenerbace ka hyrë në garë për Strakoshën.
Kjo skuadër i paraqet vendin e titullarit portierit, teksa mban vendin e dytë në kampionat pas Galatasaray.