Pas pensionimit të Lloris, Franca do të mbetet edhe pa portierin rezervë

Futboll

Pas pensionimit të Lloris, Franca do të mbetet edhe pa portierin rezervë

Më: 14 janar 2023 Në ora: 12:55
Steve Mandanda

“L'Equipe” raporton se portieri i Rennes, Steve Mandanda do të pensionohet nga Kombëtarja e Francës në moshën 37-vjeçare, pasi ka luajtur për nën-kampionin botëror që nga viti 2008.

Vendimi i Mandandas vjen disa ditë pas njoftimit të Hugo Lloris, ku të dy kanë qenë respektivisht numri një dhe dy i Francës për më shumë se një dekadë.

Legjenda e Marseille largohet nga futbolli ndërkombëtar me 35 paraqitje në total, si dhe me një medalje fituesi të Kupës së Botës në vitin 2018.

Së fundmi ai ishte pjesë e skuadrës franceze që arriti në finalen e turneut në dhjetorin e vitit që lamë pas, pasi u paraqit në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Tunizisë.

Katër vite e gjysmë më parë, ai filloi në barazimin pa gola kundër Danimarkës.

Edhe pse në rolin e zëvendësuesit, Mandanda shihej si një figurë udhëheqëse dhe e zëshme në dhomën e zhveshjes dhe një pjesë e një ekipi gjithnjë në ndryshim nën drejtimin e Didier Deschamps, duke qëndruar gjatë gjithë kohës pranë shokëve të tij të skuadrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat