Tetë fitore radhazi pa pësuar gol dhe më pas shkërmoqje me pesë gola kundër ndaj Napolit. Juventusi u zgjua duke marrë hidhërimin për humbjen e “Maradona” dhe menduar për arsyet e një kolapsi të ngjashëm që ndodhi në një ndeshje vendimtare për garën e titullit.
Një ndeshje, ajo që pa Napolin të arratiset në +10 pikë në renditje krahasuar me bardhezinjtë, e komentuar në rrjetet sociale edhe nga Zbigniew Boniek. Zv.presidenti i UEFA-s, yll i Juventusit nga viti 1982 deri më 1985, shkroi në Twitter:
“Juve kishte fituar 8 ndeshje radhazi, pse? Sepse nuk kishte luajtur kundër një ekipi si Napoli dhe ishte shumë me fat. Mbrëmë bardhezinjtë u shkatërruan…” Këto janë fjalët e tij të forta, që tregojnë pakënaqësinë ndaj skuadrës aktuale të bardhezinjve, por edhe trajnerit Allegri, mjaft i kritikuar prej kohësh për mënyrën e tij të lojës, edhe pse ka shumë mungesa.
“Zonja e Vjetër” vinte nga një varg i gjatë suksesesh, që i kishin lejuar të afrohej me Napolin në renditje. Fitorja e fundit erdhi në shtëpi kundër Udineses. Pastaj disfata turpëruese në stadiumin “Maradona”.