Trajneri boshnjak i futbollit, Vahid Halilhoxhiqi, është kandidati kryesor për selektor të kombëtares së Koresë së Jugut.
Ish selektori i Marokut ka dhënë një deklaratë të çuditshme në lidhjen me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe pse nuk ka pranuar ta ulet në pankinën kombëtare boshnjake.
“Të jesh përzgjedhës në Bosnjë dhe Hercegovinë (në vendin tonë) është një pozicion paksa i komplikuar.
Politika, kjo dhe ajo. Kjo nuk më pëlqen fare.
Nuk mund ta kuptoj pse përfaqësuesja jonë nuk mund të luajë në Banjallukë apo në Mostar. Kjo mund të ndodhë vetëm me fashistët atje, dhe për mua ata kufij nuk ekzistojnë. Ju kam bërë me dije menjëherë” tha Halilhoxhiq , transmeton “Dnevni Avaz”.
Negociatat janë duke vazhduar me Korenë e Jugut?
“Dy-tre veta më thirrën për atë punë në Kore, si dhe shumë njerëz nga Evropa. Sa për mua, nuk kam kontakt të drejtpërdrejtë me askënd nga Seuli.
Gjithashtu, të mërkurën më ftuan disa persona për një kombëtare evropiane”, tha mes të tjera trajneri boshnjak.