Vangjel Zguro i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Skënderbeut. Ka qenë vetë mbrojtësi i cili ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale se mbyllte këtu kapitullin e karrierës së tij te skuadra korçare ku mbante shiritin e kapitenit.
“Faleminderit Korça, ishte nder dhe kënaqësi për mua të isha lojtari juaj dhe kapiteni i ekipit.
Respekt të veçantë lojtarëve që ndamë fushën së bashku. Ju uroj vetëm suksese në vazhdim atyre dhe ekipit:”, shkruante mbrojtësi i cili tashmë bëhet gati për një aventurë të re.
“Panorama Sport” ka mësuar se një nga alternativat kryesore për të ardhmen e Zguros është kthimi në Superiore, ku ka kontakte me ekipin e Bylisit për t’u bërë pjesë e ballshiotëve në vijimin e këtij edicioni.