Liverpooli turpërohet në stadiumin “Amex” në Brighton, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga Brighton-i.
Pjesa e dytë fatale për "Reds-at", veçmas në 8 minutat e parë të pjesës së dytë u realizuan dy gola të shpejtë, duke iu falënderuar të disponuarit për lojë Solomon March.
Ai ka realizuar në minutë e 47-të dhe të 53-tën.
Në minutën e 82-të, Danny Welbeck ka shënuar për 3:0 pas asistimit të March.
Pas javës së 20-të në Premier League, Brighton ngritet në vend të shtatë me 30 pikë dhe Liverpooli bie i teti me 28 sosh.