Bekim Balaj vishet kuqeblu

Futboll

Bekim Balaj vishet kuqeblu

Më: 14 janar 2023 Në ora: 19:00
Bekim Balaj

Bekim Balaj firmos me Vllazninë. Kuqeblutë fituan duelin me Tiranën për shërbimet e sulmuesit 32-vjeçar të Kombëtares Shqiptare dhe e bindën ta rikthejnë në “Loro Boriçi”.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi i futbollit Vllaznia, që njoftoi se palët kanë arritur marrëveshjen për të firmosur një kontratë 3-vjeçare, teksa Balaj ka pozuar edhe me fanellën kuqeblu, të cilën e vesh sërish pas plot 12 vitesh e gjysmë, që kur u largua në verën e 2010-ës.

Për shërbimet e Balajt u interesua edhe Tirana, që kontaktoi sulmuesin menjëherë pasi prishi kontratën me klubin turk të Keciorengucu, megjithatë në fund vetë futbollisti zgjodhi Shkodrën për të luajtur vitet e fundit të karrierës.

Sulmuesi 32-vjeçar është rritur te Vllaznia, por ka luajtur vetëm një sezon me kuqeblutë, në periudhën 2009-2010, kur edhe ka shënuar 17 gola në 38 ndeshje, aq sa i mjaftuan për të tërhequr vëmendjen e turqve të Genclerbirligi.

Një rikthim i Balajt rrite edhe më shumë entuziazmin te Vllaznia, që këtë sezon me Mirel Josën në stol, synon të kthejë në Shkodër edhe titullin kampion, teksa aktualisht ka 25 pikë, 4 më pak se Partizani kryesues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat