Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi, është përforcuar me dy futbollistë.
Shkupjanët synojnë të mbrojnë titullin e kampionit.
“Prezantojmë dy prurjet e reja në klubin tonë, Darko Ilievski dhe Stefan Mitrev.
Që të dy nënshkruan kontratë me klubin deri në fund të sezonit.
Vazhdojmë fuqishëm drejt qëllimit!”, njofton FC Shkupi.