Milani shmang turpin në pjesën e dytë, duke e shkrirë epërsinë 2:0 të Lecce-s.
Ballafaqimi mes Lecce-s dhe Milanit, ka përfunduar baras (2:2).
Për 23 minuta Lecce ka avancuar me rezultat 2:0 por nuk i mjaftoi për fitoren.
Kampioni në fuqi këndellet në pjesën e dytë dhe ia ka mohuar fitoren vendasve.
Hernandez (3' - autogol) e Baschirotto (23') shënuan për epërsinë e Lecce-s.
Në minutën e 58-të Leao ka realizuar për 2:1 dhe në atë të 71-tën Calabria ka barazuar rezultatin.
MIlani zë vendin e dytë me 38 pikë pas 18 jave në Serie A dhe Lecce është në të 12-tin me 20.