Mallorca përkundër angazhimit deri në fund, nuk mori pikë nga Osasuna.
Mallorca ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Osasuna, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "El Sadar" në Pamplona.
Ndeshjen e përcollën 19.887 shikues.
Në minutën e 47-të, Oroz ka shënuar për fitoren e vendasve.
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit titullar por e patën një mbrëmje të keqe me ekipin e tij, Mallorca.
Pas javës s 17-të në kampionatin spanjoll, Osasuna renditet në vend të shtatë me 27 pikë, ndërsa Mallorca është në të 10-tin me 22.