Zhgënjim për Kristjan Asllanin.
Mesfushori shqiptar ishte ndër më të mirët në fushë në ndeshjen e fundit kundër Parës, e cila ishte e vlefshme për Kupën e Italisë.
Por as paraqitja tejet pozitive nuk mjafton për të bindur Inzagin.
Trajneri i Interin e ka shpërblyer me stolin. Inzaghi ka parapëlqyer Galjardinin, Çalhanoglunë dhe Mkitarianin në mesin e fushës, duke lënë përsëri në stol Kristjan Asllanin për ndeshjen e sotme kundër Veronës.