Chelsea vazhdon të bëjë lëvizje të bujshme në merkato dhe të shpenzojë shifra të çmendura për të përforcuar ekipin e drejtuar nga Graham Poter. Këtë herë, raportohet se londinezët kanë bërë një goditje të bujshme për të siguruar firmën e një prej talenteve më të mëdhenj në Europë, ukrainasit Mikhailo Mudrik.
Futbollisti ka shkëlqyer me Shakhtar Donjetck dhe ishin të shumta klubet e interesuara për futbollistin.
Vetë lojtari u shfaq edhe me fanellën e Arsenalit, i cili e ndiqte prej kohësh dhe po negocionte sa i përket shumës që duhej paguar për transferimin tij. Por Çelsi ka ndërhyrë në momentin e fundit dhe oferta e bluve ka qenë e parefuzueshme.
Raportohet se ata janë shfaqur të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro që kërkon Shakhtar dhe pasi kanë gjetur akordin me ukrainasit, kanë siguruar një “po” edhe nga lojtari.
Ky i fundit do të udhëtojë në orët e ardhshme drejt Londrës për vizitat mjekësore, jo me “topçinjtë”, por me blutë dhe do të prezantohet si blerja më e bujshme e skuadrës që kur drejtimin e saj e mori Tod Bohli.