Llapi nga Podujeva i ka synimet e qarta për pjesën e dytë të kampionatit.
Llapjanët vazhdojnë fazën përgatitore në Turqi.
“Skuadra e Llapit fazën e dytë përgatitore do ta zhvilloj në Antalya të Turqisë.
Ekspedita bardhekaltër nesër pasdite do udhëtoj drejt shtetit turk për ta zhvilluar fazën e fundit përgatitore në prag të fillimit të edicionit pranveror.
Përveç stërvitjeve të cilat ekipi pritet t'i zhvilloj nga dy herë në ditë, janë konfirmuar edhe tri-ndeshje që do t'i zhvillojmë përgjatë periudhës 10 ditore.
Ndeshjen e parë, Llapi do ta zhvilloj ndaj Ballkanit në kuadër të Superkupës së Kosovës e cila kësaj radhe zhvillohet në Turqi më 21 janar nga ora 15:00 (koha lokale në Turqi, 13:00 koha në Kosovë).
Më pas më 23 janar, ekipi do ta zhvilloj ndeshjen kontrolluese ndaj skuadrës nga Kazakhistani, Qyzyljar Petropavlovsk.
Dy ditë më pas bardhekaltrit do përballen me skuadrën nga Polonia, LKS Lodz.
Kurse, ndeshja e paraparë ndaj Hebar Pazardzhik nuk do të zhvillohet më 21 janar për shkak të caktimit të ndeshjes së Superkupës për t'u zhvilluar me atë datë dhe ekipi ynë është në pritje të caktimit të një kundërshtari për një ndeshje kontrolluese për datën 18 janar”, njofton KF Llapi.