Nuk kanë fund telashet për legjionarët!
Futbollisti i radhës që ka ndjerë shqetësime duke humbur ndeshjen e radhës ishte Myrto Uzuni.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se mungesa e talentit beratas rezultoi një habi, teksa shkak u bënë disa shqetësime të cilat Uzuni i kishte zvarritur disi, duke bërë që ai të humbasë aktivizimin nga minuta e parë në një ndeshje deçizive si ajo ndaj Levantes.
Mos kurrimi në kohën e duhur i shqetësimeve në dukje të vogla, e kanë penalizuar Uzunin.
Mungesa e shqiptarit duket se po ndihet te Granada, që e humbi pjesën e parë me rezultatin 2-1.