Tifozët e klubit anglez kërkojnë largimin e presidentit!
Duket se humbja e fundit e Evertonit në shtëpi përballë Sauthemptonit ka sjellë protesta masive nga tifozët e klubit anglez drejt presidentit Bill Kenrajt.
Rrugët e Liverpulit u mbushën me tifozë të shumtë të cilët protestonin, duke shkaktuar dhe trazira me policinë.
Gjithashtu në këtë protestë u përfshinë dhe disa lojtarë, njëri prej tyre Jeri Mina, i cili u mundua t’i qetësonte sado pak.