Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapit i Podujevës, nuk ndalet me përforcime.
Kësaj radhe është përforcuar me mbrojtësin nga Mali i Zi.
Llapjanët nuk e kanë ndërmend të ndalin gjuetinë sa i përket përforcimeve.
“Mbrojtësi i djathtë, 24 vjeç nënshkruan me Llapin
KF Llapi njofton se ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin e djathtë, Aleksandar Miliq.
Miliq, i lindur më 24.08.1998 i lindur në Podgoricë vjen pas një eksperience 1 vjeçare me Petrovac në Superligën e Malit të Zi.
Ish-reprezentuesi i Malit të Zi U-17, U-19 dhe U-21, do vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Tahir Batatina dhe do udhëtoj me pjesën tjetër të ekipit për përgatitje në Antalya.
24-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat: Kom Podgorica, Zeta Golubovac, OFK Grbalj dhe OFK Titograd”, njofton KF Llapi.