Keita do të largohet si futbollist i lirë nga Liverpooli

Futboll

Keita do të largohet si futbollist i lirë nga Liverpooli

Më: 15 janar 2023 Në ora: 13:21
Keita do të largohet si futbollist i lirë nga Liverpooli

Naby Keita do të largohet nga Liverpooli pas përfundimit të sezonit.

Sipas “Football Insider”, Liverpooli i ka përfunduar bisedimet për zgjatjen e kontratës me mesfushorin nga Guinea.

Si rezultat i mos arritjes së ndonjë marrëveshjeje, Keita do të largohet nga “Anfield” si lojtar i lirë në verë – pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Liverpooli kishte paguar 60 milionë euro për transferimin e tij nga Leipzigu në vitin 2018.

27-vjeçari deri më tani numëron 123 paraqitje për “Të Kuqtë” në të gjitha garat. Ai ka shënuar 11 gola dhe ka shtuar 7 asistime.

Këtë sezon, Keita është paraqitur në 7 ndeshje duke përfshirë të gjitha garat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat