Sjellja e Xhud Bellingam në fushën e lojës si një lider i vërtetë i ka marrosur klubet më në zë të Europës.
Së fundmi, talenti anglez është “rrëfyer” në kanalin zyrtar të verdhezinjve mbi të ardhmen.
“Nuk ndihem aspak mirë kur e shikoj Dortmundin të pozicionohet në vendin e 6-të të kampionatit. Të jem realist ndjenja më e bukur për mua në varësi të çdo kompeticioni ku performoj është Liga e Kampioneve.
Aty jap më të mirën time, mbase kjo frymë krijohet si rezultat i ekipeve më të forta të përfshira. Kampionati vendës është vërtetë intensiv dhe të jep mundësi të luash lirshëm, por kaq, pasi magjia e vërtetë është në Champions”, përfundoi talenti Bellingam.