Lazio mori fitoren e parë të vitit 2023 duke mposhtur në transfertë Sasuolon me rezultatin 0-2.
Ai që e zhbllokoi këtë sfidë ishte Zakanji me anë të një penalltie, të cilën e realizoi në fundin e pjesës së parë.
Më pas kryeqytetasit arritën ta menaxhonin mjaftë mirë rezultatin dhe në fundin e takimit ishte Felipe Anderson i cili i dha goditjen e “KO” vendasve në “Mappei Stadium”.
Në fushë për 90 minuta ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili dha një performancë mjaftë të mirë, pavarësisht një kartoni të verdhë në minutën e 65’.