​Mudryk lojtar i Chelsea, ja detajet e kontratës

Futboll

​Mudryk lojtar i Chelsea, ja detajet e kontratës

Më: 15 janar 2023 Në ora: 15:07
Mykhaylo Mudryk

Mykhaylo Mudryk do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës së Chelseat.

Mudryk është duke nënshkruar kontratën si lojtar i ri i skuadrës londineze, e vlefshme deri në qershor të vitit 2030 tani dhe palët tashmë janë në zyret e klbuti, raporton Fabrizio Romano.

Mykhaylo përfundoi me sukses të gjitha testet mjekësore në mëngjes pasi fluturoi për në Londër të shtunën mbrëma.

Ai dotë jetë i pranishëm sot në “Stamford Bridge” në ndeshjen ndërmjet Chelseat dhe Crystal Palace.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat