Reprezuntuesit e Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Ibrahim Dresheviq, shënuan për ekipet e tyre në elitën e futbollit turk.
Hadërgjonaj u paraqit titullar për Kasimpasa-n dhe Dresheviq për Karagumruk.
Kasimpasa – Karagumruk, u ndanë baras (2:2) në takimin e javës së 19-të.
Hadërgjonaj shënoi nga penalltia në minutë e 30-të, ndërsa Dresheviq në atë të 51-tën.
Kapiteni Hadërgjonaj u zëvendësua në minutën e 67-të nga Bersant Celina.
Për Kasaimpasa-n realizuan Hadërgjonaj (30') e Bahoken (90+11’) dhe për Karagumruk shënuan Dresheviq (51') e Borini (62').
Kasimpasa renditet në vend të 10-të me 21 pikë dhe Karagumruk i 14-ti me 19.