Klubi anglez Chelsea ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk.
Blutë e Londrës befasuan gjatë të shtunës mbrëma duke fituar garën ndaj Arsenalit për një marrëveshje me Shakhtarin për yllin ukrainas, Mudryk.
Pas testeve mjekësore të kaluara me sukses, Chelsea e ka konfirmuar tashmë transferimin e lojtarit në Stamford Bridge.
“Mykhailo Mudryk ka finalizuar lëvizjen e tij nga Shakhtar Donetsk pasi ra dakord për kushtet personale me Blutë”.
“Reprezentuesi ukrainas, i cili mbushi 22 vjeç në fillim të këtij muaji, ka vendosur një kontratë tetëvjeçare e gjysmë me Blutë për të vulosur kalimin e tij në Stamford Bridge”, thuhet në njoftimin e Bluve.
Transferimi i Mudryk thuhet se do t’i kushtojë Bluve plot 100 milionë euro.