Memphis Depay do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ditëve të fundit është raportuar se ky është vendimi përfundimtar i lojtarit, i cili dëshiron që të fillojë një aventurë të re.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se raundi i ri i bisedimeve mes klubit nga Madridi dhe Barcelonës është planifikuar tashmë.
Romano shtoi se nuk ka dyshime nga ana e sulmuesit holandez, pasi ai e dëshiron largimin nga “Camp Nou” këtë muaj.
28-vjeçari shihet si zëvendësues i Joao Felixit së paku për pjesën e mbetur të sezonit, pasi portugezi u huazua te Chelsea.
Kujtojmë se kontrata aktuale e Memphis Depayt skadon në fundin e këtij sezoni.