A do të luajë PSG ende në Parc des Princes në të ardhmen? Nuk është sekret që klubi kryeqytetas dëshiron të blejë stadiumin në të cilin operon. Vetëm se bashkia e Parisit nuk ka ndërmend ta shesë.
“Shumë qartë, Parc des Princes nuk është në shitje. Dhe nuk do të shitet. Ky është një pozicion i fortë dhe përfundimtar.
Kjo është një trashëgimi e jashtëzakonshme e parisienëve. Por sigurisht që duhet të mbështesim PSG-në në dëshirën dhe nevojën e saj për rinovim, rritje të kapaciteteve, dhe modernizim të Parkut.
PSG u përgjigj shpejt: “PSG ka investuar tashmë më shumë se 85 milionë euro për të mirëmbajtur Parc des Princes dhe ka marrë përsipër të investojë 500 milionë euro shtesë.
Projekti ynë është t’u ofrojmë tifozëve dhe të gjithë parisienëve, një stadium me performancë të lartë për të lejuar PSG-në të zhvillohet dhe të luajë në nivelin më të lartë. Është e qartë se një investim kaq i madh do të bëhet nga PSG vetëm nëse bëhemi pronarë të Parc des Princes.
Ekziston mundësia që kampioni francez në fuqi të largohet nga stadiumi i tij dhe kryeqyteti. Siç tregon e përditshmja L’Equipe, ekziston mundësia për të luajtur veçanërisht në “Stade de France”, një stadium me një kapacitet shumë më të madh se Parc des Princes dhe relativisht afër kryeqytetit. Megjithatë, ende nuk ka kontakte serioze.
Më pas vjen stadiumi i “Saint-Cloud”, në perëndim të Parisit dhe mjaft pranë Parc des Princes.
Opsioni i tretë është stadiumi “Poissy”, ku PSG do të vendoset për seanca stërvitore dhe që ka disavantazhin e të qenit veçanërisht larg kryeqytetit..