Newcastle hasi vështirësi përballë Fulham, por në fund (1:0) arriti tri pikë të arta falë golit të Alexander Isak (89’).
Skuadra e Eddi Howe rigjeti fitoren pas dy barazimeve radhazi.
Në “St James Park” u arrit një triumf tepër i rëndësishëm për objektivin Champions League.
Newcastle ndan vendin e tretë në renditje me Manchester United.