Real - Barcelona, zbardhin formacionet

Futboll

Real - Barcelona, zbardhin formacionet

Më: 15 janar 2023 Në ora: 19:26
Real - Barcelona, zbardhin formacionet

Një “El Clasico” për Superkupën e Spanjës në “King Fahd International Stadium” të Riadit, në Arabinë Saudite.

Reali i Madridit dhe Barcelona, dy gjigantët e futbollit spanjoll, përballë njëri-tjetrit për trofenë e parë të sezonit 2022-2023.

Si Ancelloti ashtu edhe Xavi preferojnë rreshtimin ultraofensiv 4-3-3. Skuadra madrilene e nis me Courtis në portë; Carvajal, Militao, Rudiger e Mendy në mbrojtje; Modric, Kroos e Camavinga në mesfushë dhe në sulm tredhëbëshi Valverde-Benzema-Vinicius Junior.

Në krahun tjetër, Xavi preferon Ter Stegen në portë, Kounde, Araujo, Chistensen e Balde në mbrojtje, De Jong, Busquest e Gavi në mesfushë dhenë sulm Dembele, Lewandowski e Pedri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat