Monaco merr fitore spektakolare në “Stade Louis II”, ndërsa ka “shkatërruar” me rezultatin 7-1 ekipin e Ajaccio.
Vendasit nisën serinë e golave që në minutën e 2’ me Disasi, ndërsa në minutën e 6’ Diatta realizoi golin e dytë. Miqtë tentuan të reagonin me Belaili në minutën e 11’, duke rihapur takimi.
Megjithatë Monaco vazhdoi me golat me Ben Yedder që realizoi “hat-trick” në minutat 21’, 28’ dhe 35’, duke e mbyllur pjesën e parë të sfidës me rezultatin 5-1.
Ndërsa në fraksionin e dytë të takimit Embolo do të mbyllte llogaritë e takimit me një dygolësh, duke e çuar rezultatin final në 7-1.
Pas javës së 19-të të Ligue 1, Monaco renditet në vend të katër me 37 pikë, teksa Ajaccio në vend të 18-të me 15 pikë.