Lajmi i bujshëm nga Italia

Futboll

Lajmi i bujshëm nga Italia

Më: 15 janar 2023 Në ora: 20:14
Lajmi i bujshëm nga Italia

Frank Kesi u largua në verën e vitit të kaluar nga Milani si kampion i Italisë për t’iu bashkuar Barcelonës, i bindur se atje do të kthehej në një nga emrat më të rëndësishëm për projektin e Çavit i cili e kishte kërkuar me ngulm.

Por realiteti ishte shumë ndryshe dhe Kesi thuajse asnjëherë nuk u bë protagonist me katalanasit në pjesën e parë të sezonit.

Ndaj mesfushori po kërkon me ngulm që të largohet nga Barcelona, ku e ka kuptuar se nuk ka hapësira për të në planet e trajnerit të kësaj skuadre. Nga Italia ka ardhur një hipotezë e bujshme e merkatos, që sheh përsëri kthimin e tij në Milano, por këtë radhë si rival i kuqezinjve, për të veshur fanellën e Interit.

“Sky Sport” bën të ditur se ndërmjetës të lojtarit, ia kanë propozuar Interit futbollistin, në një shkëmbim kokë për kokë me Marcelo Brozoviç, i cili pëlqehet nga Çavi. Një hipotezë e cila për momentin nuk ngroh zikaltrit, por që do të shqyrtohet pas Superkupës së Italisë, kur do të bëhet bilanci për atë që ka nevojë klubi për mbylljen e merkatos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat