Policia dhe Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës, janë duke kërkuar motivin e sulmit të tmerrshëm ndaj Almir Rashçiç.
Të gjitha agjencitë policore në Bosnjë janë të angazhuara në zbardhjen e rastit në të cilin dy ditë më parë persona të panjohur i zunë pritë dhe qëlluan me plumb në kokë ish-futbollistin e Zhelezniçarit të Sarajevës, boshnjakun Almir Rashçiç.
Mjekët në Sarajevë po luftojnë për jetën e 39-vjeçarit.
Personat që e kanë sulmuar nuk janë zbuluar ende.
Ai u qëllua në kalimin para ndërtesës në Gorazhde, por deri më tani nuk janë zbuluar personat që e kanë sulmuar.
Rashçiç ka disa restorante në Gorazhde, shkruan mediumi boshnjak “Sport avaz”.
Pretendohet se Prokuroria nuk ka as një dëshmitar që do të ndihmonte në zbardhjen e rastit. Almir Rashçiç është në komë.