Sa herë që përmendet emri i Granit Xhakës, serbët i kap në një formë alergjia!
“Xhaka njihet si një prej futbollistëve më të nxehtë. Ai është një lider i vërtetë në fushë që është gati të sakrifikojë gjithçka për të mbrojtur ekipin e tij, por kur e bën këtë, ai nuk zgjedh mjete. Kështu ndodhi edhe në derbin e madh të Londrës, mes Arsenalit të tij dhe Tottenhamit”, ka shkruar mediumi serb “Veçernj Novosti, duke shtuar:
“Pas përfundimit të lojës, Ramsdale shkoi për të marrë një shishe me ujë pas portës ku u prit nga një prej tifozëve të Tottenham dhe e goditi.
Kur ka parë se çfarë po ndodhte, Xhaka nuk u mendua për asnjë moment se çfarë do të bënte, por menjëherë u përplas me tifozin rival, por sigurimi e pengoi atë.
E parandaloi, të paktën në fillim. Pasi është nisur drejt qendrës, zvicerani me rrënjë kosovare ka vrapuar sërish drejt tifozëve dhe ka kërkuar përballje.
Trajneri i Arsenalit duke vrapuar pas tij për ta ndaluar dhe për të parandaluar një konflikt më të rëndë dukej komike.
Ekseset nuk janë fenomen i huaj për Xhakën, këtë më së miri e dinë tifozët dhe lojtarët e Serbisë, gjë që u pa edhe në Botërorin e kaluar në Katar.
Gjatë derbit me Tottenhamin, kapiteni i Arsenalit ka pasur një përplasje të ashpër verbale me trajnerin e spursave, Antonio Conte dhe interesant është se ndeshja ka përfunduar pa karton të verdhë.
Kujtojmë, mesfushori me përvojë sezonin e kaluar pati disa probleme në Londrën Veriore, madje iu hoq shiriti i kapitenit dhe pati mendime për shitjen e tij.
Megjithatë, ai arriti t'i kthejë gjërat në favor të tij dhe këtë sezon është vërtet lideri i vërtetë i skuadrës që gëzoi të gjithë ishullin, por edhe Evropën me lojëra fenomenale.
Pas 18 xhirove të luajtura, Arsenali ka një epërsi të madhe +8 ndaj Manchester Cityt dhe është në rrugën e duhur për të fituar titullin e kampionit të Anglisë për herë të parë që nga viti 2004”.