Marash Kumbulla e justifikoi në mënyrë të përsosur besimin e dhënë nga trajneri Jose Mourinho, në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Fiorentinës, që përfundoi me rezultatin 2:0.
Pas mungesës së Ibanjez, tekniku portugez i besoi mbrojtësit shqiptar, i cili ishte i pakalueshëm në këtë përballje.
Gjithsesi pavarësisht elozheve ndaj Kumbullës, Mourinhoshprehet se kafsha i vërtetë në mbrojtjen e Romës është Ibanjez.
“Kumbulla është mbrojtësi më i mirë, por në mbrojtje tani kafsha e vërtetë është Ibanjez, ai i ha të gjithë.
Kumbulla ka luajtur dy ndeshje në një cilësi të lartë.
Është një profesionist i vërtetë. Ne kemi vetëm katër qendërmbrojtës dhe Marashi na jep gjithmonë reagime pozitive edhe pse në hierarki është i katërti., luan pak, por na jep përgjigje pozitive kur thirret në detyrë”, tha Mourinho.