Granit Xhaka një lider i vërtetë, ja si i motivoi shokët e tij para derbit kundër Tottenhamit

Futboll

Granit Xhaka një lider i vërtetë, ja si i motivoi shokët e tij para derbit kundër Tottenhamit

Më: 16 janar 2023 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Të dielën, Arsenali shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Tottenham Hotspurit, duke rritur diferencën në 8 pikë ndaj Manchester Cityt, që renditet i dyti në tabelë.

Së fundmi janë publikuar disa pamje nga ngrohjet e zakonshme para ndeshjes, ku shihet Xhaka duke motivuar bashkëlojtarët e tij.

E fjalimi i tij dha edhe efekt, pasi “Topçinjtë” triumfuan me rezultatin e pastër, 0:2.

Mesfushori nga Kosova, i cili është i pazëvendësueshëm në formacionin bazë të Mikel Artetas, luajti edhe në këtë derbi për 90 minuta – teksa paraqitja e tij ishte sërish për t’u vlerësuar.

Ndryshe, Arsenali prin në tabelë me 47 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve të zhvilluara, me një bilanc prej 15 fitoreve, 2 barazimeve dhe vetëm 1 humbjeje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat