Fakte interesante për Barcelonën pas triumfit në Superkupë

Futboll

Fakte interesante për Barcelonën pas triumfit në Superkupë

Më: 16 janar 2023 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Skuadra e Barcelonës arriti që ta fitoj edhe një ndeshje El Classico ndaj rivalit të tyre kryesor Real Madrid-it kësaj radhe në kuadër të Superkuës së Spanjës.

Me këtë rast blaugranët kanë regjistruar edhe disa fakte interesante.

Ato janë të ndara në 7 pika si më poshtë:

1.Barcelona i ka shënuar 10 gola kundër Real Madridit në të gjitha garat me trajnerin Xavi Hernandez, starti i dytë më i mirë sa i përket shënimeve nga një trajner pas 4 ndeshjeve në El Classico në 40 vitet e fundit. Më mirë ka qenë vetëm Pep Guardiola në vitin 2010 kur u shënuan 11 gola.

2.Barcelona arriti që të fitoj titullin e 14-të të Superkupës së Spanjës, më shumë se çdo ekip në garë. Real Madrid i ka 12-të.

3.Xavi Hernandez e ka fituar titullin e parë si trajner i Barcelonës.

4.Barcelona i ka shënuar 3+ gola brenda një ndeshje kundër Real Madrid-it për herë të 57-të, më shumë se ndaj çdo skuadre tjetër. Në vendin e dytë është Athletic Bilbao me 38-të sosh.

5.Që nga sezoni 2005/2006 Barcelona ka shënuar 2+ gola gjatë pjesë së parë në El Classico për herë të 5-të duke fituar të pestat. 4:3 mars 2014, 4:0 nëntor 2015, 5:1 tetor 2018, 4:0 mars 2022 dhe 1:3 janar 2023.

6.Pablo Gavi është bërë futbollisti i dytë më i ri i skuadrës së Barcelonës që arrin të shënoj në El Classico si 18 vjeçar e 163 ditë. Vendin e parë e mbanë Ansu Fati që si 17 vjeçar e 359 ditë kishte shënuar në tetor të vitit 2020.

7.Sergio Busquets u paraqit për herë të 45-të në një ndeshje El Classico në të gjitha garat duke u barazuar kështu me argjentinasin Lionel Messi dhe spanjollin Sergio Ramos si dy futbollistët me më së shumti paraqitje në ndeshjet në mes Real Madrid-it dhe Barcelonës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat