Si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, Emiliano Martinez ishte njëri prej futbollistëve më të përfolur gjatë Kupës së Botës “Katar 2022”.
Pasi Argjentina triumfoi kundër Francës në finale, ai u kritikua ashpër për veprimet e tij, sidomos për ato talljet ndaj Kylian Mbappes.
“Ka veprime me të cilat Dibu Martinez nuk do të jetë i lumtur, por ai është një djalë spektakolar. Është e pabesueshme se sa djalë i mirë është, duhet ta njohësh”, tha fillimisht ai.
“Ai ishte një nga zbulimet që na dha një gëzim të madh. Ai ka një personalitet që i ka dhënë shumë grupit. Ka qëndrime, por ai është një ‘vogëlush’”, shtoi Scaloni.
Pavarësisht referencës së tij të karakterit nga Scaloni, dhe performancave të tij të shkëlqyera kohët e fundit, Martinez po përballet me një të ardhme të pasigurt.
Raportohet se ai nuk ka marrëdhëniet më të mira me trajnerin e ri të Aston Villas, Unai Emery, dhe për këtë arsye mund të largohet nga “Villa Park”.