Të besuarit e Graham Poter do të duelojnë ndaj Borusia Dortmundit në fazën me eliminim direkt në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë për klube, Liga e Kampionëve.
Blerjet në masë të bluve i kanë shtuar dhimbjet e kokës trajnerit anglez, i cili përveç rezultateve negative në kampionat, duhet të përballet edhe me zgjedhjen e lojtarëve për t’i regjistruar në Champions.
Rregullorja nuk lejon më shumë se 18 futbollistë të huaj, çka nënkupton se nëse ata duan të përfshijnë 3 yjet e rinj të merkatos së dimrit si Mudrik, Feliks dhe Badiashil duhet të sakrifikojnë dikë nga grupi aktual.
Më të rrezikuarit janë Pulisiç dhe Hakim Zijeh, si rezultat i formës së dobët dhe dëmtimeve.