Real Madrid mund të shpenzojë 300 milionë euro

Futboll

Real Madrid mund të shpenzojë 300 milionë euro

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:35
Real Madrid

Real Madridi do të mund të forcohet ndjeshëm pas përfundimit të sezonit aktual.

Drejtuesit e Los Blancos nuk planifikojnë transferime në janar, por janë gati të përfitojnë nga gjendja e favorshme financiare e klubit në verë.

Sipas Cope, buxheti i transferimeve të Real Madridit për merkaton e ardhshme do të jetë rreth 300 milionë euro.

Objektivi kryesor i Real Madridit për këtë verë është mesfushori i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham. Gjithashtu Madridi, sipas thashethemeve, synon të forcojë krahun e djathtë të mbrojtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat