Raportet në Itali thonë se Rafa Benitez ka refuzuar ofertën e Salernitana -s, kështu që Roberto D'Aversa është tani kandidati kryesor për të zëvendësuar Davide Nicola-n.
Nicola u shkarkua të hënën pas humbjes 8-2 kundër Atalantës. Megjithatë, “Football Italia” kupton se uniteti mes trajnerit dhe bordit u humb për shkak të pikëpamjeve të ndryshme mbi objektivat e klubit këtë sezon .
Salernitana nuk ka një zëvendësues gati dhe ish-trajneri i Napolit, Interit dhe Liverpool-it, Rafa Benitez, ishte ndër trajnerët e parë të kontaktuar nga drejtuesit e klubit.
Megjithatë, “Sky Sport Italia” dhe “Il Corriere dello Sport” raportojnë se 62-vjeçari ka refuzuar ofertën e tyre.
Bisedimet me Roberto D'Aversa janë duke vazhduar, por sipas “Sky”, trajneri italian dëshiron një kontratë 18-mujore, ndërsa klubi ka ofruar një marrëveshje deri në fund të sezonit me një opsion për ta vazhduar deri në vitin 2024.
Salernitana takohet me Napolin të shtunën dhe nuk është e garantuar se do të emërojnë një trajner të ri para derbit.