Zhvishet në temperaturë -19 gradë dhe në erë 100 kilometra në orë  

Futboll

Zhvishet në temperaturë -19 gradë dhe në erë 100 kilometra në orë  

Nga: K. G. Më: 17 janar 2023 Në ora: 13:42
Zhvishet në temperaturë -19 gradë

André Schürrle befasoi gjithë botën kur vendosi të tërhiqej nga futbolli në vitin 2020 në moshën 29-vjeçare.

Deri atëherë, Schürrle luajti për Mainz, Bayer, Chelsea, Wolfsburg, Borussia Dortmund, Fulham dhe Spartak Moska. 

Ai është paraqitur 57 ndeshje për kombëtaren e Gjermanisë dhe shënoi 22 gola.

Schürrle ka publikuar një foto të tij duke ecur pa këmishë në një pistë të akullt në temperatura jashtëzakonisht të ulëta, e gjitha si pjesë e një kursi të udhëhequr nga Wim Hof, një ekspert i frymëmarrjes dhe temperaturave të ulëta.

"Ishte një përvojë që nuk do ta harroj kurrë. Temperatura ishte -19 gradë, era na frynte 100 kilometra në orë drejt në fytyrat tona, binte borë dhe shi. Mësova se trupi im është më i fortë nga sa e kisha menduar", tha ish futbollisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat