Lionel Messi i la tifozët të befasuar kur pamjet e tij duke ngritur pesha gjatë një seance stërvitore të Paris Saint-Germain u bënë virale.
Ndërsa shtatë herë fituesi i Topit të Artë është i njohur për të qenë një magjistar me topin në këmbët e tij, është e rrallë që admiruesit e tij ta shohin atë duke ushtruar në palestër.
Superylli argjentinas u diagnostikua me mungesë të hormonit të rritjes kur ishte 11 vjeç, por ka kundërshtuar idenë se është e nevojshme të kesh fuqi për të qenë një sportist elitar gjatë gjithë karrierës së tij.
Siç ishte raportuar nga “The Athletic”, mungesa e hormonit të rritjes së Messit u trajtua me injeksione të hormonit të rritjes njerëzore në këmbët e tij çdo ditë. Tretmani, i cili besohet se ka kushtuar afro 900 euro çdo muaj, u financua nga Barcelona si pjesë e marrëveshjes që e pa atë të transferohej në “Camp Nou” në moshën 13 vjeçare.
Messi para-adoleshent shpesh ishte përgjegjës për administrimin e këtyre injeksioneve vetë, por sakrifica ia vlente. Përfundimisht, duke u rritur në lartësinë e tij aktuale, ai ka sunduar lojën për pjesën më të madhe të dy dekadave të fundit, duke kurorëzuar karrierën e tij ikonike me triumfin në Kupën e Botës me Argjentinën muajin e kaluar.
Për të gjithë dokumentarët e panumërt që janë bërë për Messin gjatë viteve, rutina e tij e stërvitjes ka mbetur gjithmonë mjaft private.
Megjithatë, pavarësisht karrierës së tij, pamja e 35-vjeçarit duke ngritur pesha nuk është diçka që fansat e tij janë mësuar ta shohin.
Prandaj, kur PSG publikoi një video të skuadrës së saj duke u stërvitur në palestrën e klubit, një video e thjeshtë e Messit duke ngritur pesha u bë virale.
Atë mund ta gjeni më poshtë.
I swear that's the first time I've seen him lift weightspic.twitter.com/l6Zccpj6wQ
— 𝐁𝐚𝐫𝐜𝐚𝐩𝐞𝐝𝐢𝐚 (@HariFCMessi) January 15, 2023