Skuadra e Erzenit po shfaqet aktive në këtë merkato dimri. Klubi nga Shijaku ka zyrtarizuar këtë të martë afrimin e dy futbollistëve: Dejvid Kapllani dhe Shefki Aliti.
I pari nuk ka nevojë për shumë prezantim, sepse është djali trajnerit të ekipit shijakas,
Xhevahir Kapllani. 21-vjeçari ishte pjesë e Teutës, skuadër me të cilën u nda në fund të vitit të kaluar.
Sa i përket Shefki Alitit, 19-vjeçari është sulmues i krahut të djathtë dhe mbërrin në Shijak nga skuadra e 2 Korrikut në Kosovë, që njihet për formimin e talenteve.
Aliti po pret kompletimin e dokumentacionit që të debutojë me klubin e Erzenit ndoshta që në ndeshjen ne nesërme në Kupë. Erzenit ka pasur ecuri të mirë në Superiore, duke u renditur në vendin e pestë me 23 pikë të grumbulluara.