Trepça ’89 pas Dumanit, përforcohet edhe me një portier

Futboll

Trepça ’89 pas Dumanit, përforcohet edhe me një portier

Nga: K. G. Më: 17 janar 2023 Në ora: 19:42
Ymeri

Trepça ’89 e Mitrovicës, përforcohet me portierin Arion Ymeri. 

Pas përforcimit me futbollistin Gentrit Dumani, tan firmosin edhe me Ymerin. 

“Ymeri bëhet Gardiani më i ri i Minatorëve.

Arioni i u bashkohet gjelbërtebardhëve duke përforcuar portën e skuadrës.

Në të kaluar ka mbrojtur portën e KF Drenicës dhe së fundmi të SC Gjilanit”, njofton klubi mitrovicas, që renditet në vend të nëntë me 19 pikë në elitën e futbollit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat