Futbollisti i kombëtares tregon gjithçka në rrjetet sociale
Lëvdatat e Jose Moourinhos apo aktivizimi si titullar te Roma nuk janë gjëja më e bukur që i ka ndodhur në këto ditë Marash Kumbullës.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit ka treguar lajmin më të bukur me një postim në rrjetet sociale.
Ai dhe partnerja e tij, Greta, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. “Je emocioni më i madh i jetës tonë.
Mami dhe babi të presin dhe të duan që tani shumë”, shkruante ai në postimin ku tregoheshin edhe pamjet e ekografisë së parë.