Një fotografi me domethënie të veçantë pikërisht para 36 viteve.
Legjenda e futbollit (tani i ndjeri) Fadil Vokrri ishte takuar me kontribuesin e madh të futbollit dhe sportit të Kosovës, Bujar Neziri, njëherësh futbollist në ato vite.
Po ashtu në foto është edhe futbollisti Bujar Haxhimusa.
“Me Legjendën e Futbollit Fadil Vokrri dhe Bujar Haxhimusën në vitin 1997 kur Vokrri ishte mysafir me ekipin e tij në turneun e organizuar nga FC Kosova Düsseldorf.
Në këtë turne ishte edhe reprezentacioni i Kosovës që për herë të parë zhvilloi ndeshje miqësore jashtë Kosovës (e harruar nga instititucionet e Kosovës!)”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, Neziri, president i FC Kosova Düsseldorf.