Zymer Bytyqi është një nga sulmuesit anësorë më të vlerësuar në Superligën e Turqisë.
Sulmuesi kosovar ka dy vite që luan me Konyasporin dhe ka shkëlqyer në elitën e futbollit turk.
26-vjeçari është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Konyan dhe ofertat për të nuk kanë munguar në asnjë moment.
Këtë edicion Bytyqi ka zhvilluar 21 ndeshje duke shënuar një gol e duke asistuar në tre të tjerë.
Duke marrë parasysh që ai vlerësohet lartë, kampionët e Turqisë, Trabzonspor kanë shprehur interesim për transferimin e tij.