Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes skuadrës së Wolverhampton dhe Liverpoolit, ndeshje kjo e vlefshme për FA Cup.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Molineux”, Liverpooli po avancon me rezultat minimal 1:0 kundër Wolves.
Golin e vetëm deri tani e shënoi ylli anglez, Harvey Elliott i cili kaloi Liverpoolin në epërsi në minutën e 13’ të ndeshjes.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat 1:0 në favor të Liverpoolit.