Ballkani do të zhvilloj një tjetër miqësore në Antalya, ku po kryen fazën përgatitore.
Kampioni në fuqi i Kosovës të mërkurën do të përballet me skuadrën bullgare Beroe.
Ky duel zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 14:00 me orën tonë lokale.
“Ditën e nesërme do të zhvillohet ndeshja e dytë miqësore. Ekipi do të provojë forcën ndaj Beroe , ekip e cila garon në Superligën e Bullgarisë”, ka shkruar faqja zyrtare e Ballkanit.
Ballkani një ditë më parë triumfoi 1:0 në miqësoren e parë kundër ekipit kazak, Kaysar.