Talenti shqiptar i papërmbajtshëm me fanellën e Celtic-ut!
Roko Vata, djali i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata, vazhdon të shkëlqejë të skuadra B e Celtitc-ut, teksa së fundmi është shndërruar në një bomber të vërtetë.
17-vjeçari ka një të ardhme të sigurt përpara teksa vetëm 10 minuta i kanë mjaftuar për të realizuar dy gola në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Wolves U23 e vlefshme për Premier League International Cup.
Celtic triumfoi me rezultatin 4:2, teksa Roko Vata ishte një nga më të dalluarit në fushë, duke bërë “ligjin” në këtë duel.