Juventus po e merr në konsideratë transferimin e Sterling

Futboll

Juventus po e merr në konsideratë transferimin e Sterling

Më: 17 janar 2023 Në ora: 22:59
Sterling

Thashethemet nga Anglia thonë se Juventusi është duke marrë në konsideratë një lëvizje për sulmuesin e Chelsea, Raheem Sterling.

Anglezi 28 vjeçar ndërroi Manchester City për Blutë në verë, duke ju bashkuar skuadrës nga Londra Perëndimore për 56.2 milionë euro. Sterling është duke vuajtur për të treguar më të mirën e tij prej që është transferuar në këtë skuadër dhe pas arritjes së Joao Felix dhe Mykhailo Mudryk bën që mundësitë e tij të kufizohen.

Raportet e fundit në Angli dhënë detale së si Chelsea janë të hapur që ta lejojnë largimin e Sterling në muajt në vazhdim, pavarësisht se kanë nënshkruar me të që gjashtë muaj.

Kur 28 vjeçari kaloi të Blutë, dukej që ai do të përshtatej mirë në skuadrën e Thomas Tuchel, por tani është detyruar që t’i përshtatet sistemit të taktikave të Graham Potter.

Footy Insider raporton që Juventusi janë seriozisht të interesuar që të bëjnë një lëvizje për Sterling në verë dhe po shikojnë që t’i bëjnë një ofertë Chelseat për një huazim me opsion blerjen, edhe pse ata duhet që të kontribuojnë në pagën e lartë të sulmuesit që ka të Blutë.

Largimi i pritur i Angel Di Maria në verë do të thotë që Zonja e Vjetër ka nevojë për të gjetur një zëvendësim për të në merkato.

28 vjeçari Sterling ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asiste në 22 paraqitje të tij që ka bërë këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat