Napoli tronditet, mposhtet me penallti me rezultat 5:4 nga i fundosuri i Serie A, Cremonese, në kuadër të tetës së finales së Kupës së Italisë.
Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, përfundoi baras (2:2).
Napoli as pas 120 nuk minutave nuk arriti goli e fitores dhe me penalltitë pësoi humbje.
Për Napolin realizuan Juan Jesus (33'), Simeone (56') dhe për Cremonesen Pickel (18') e Afena-Gyan (87').
Sernicola i Cremoneses, në minutën e 100-të u ndëshkua me karton të kuq pa dy të verdhëve.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahman, nuk u aktivizua asnjë minutën për Napolin.
Nga penalltitë, për Napolin realizuan: Politano, Simeone, Zielinski, Osimhen; dështoi Lobotka dhe për Cremenesen: Vasquez, Buonaiuto, Tsadjout, Valeri, fena-Gyan.
Në çerekfinale, Cremonese do të përballet me Romën e futbollistit shqiptar Marash Kumbulla.