Pas humbjes 8 me 2 nga Atalanta dhe largimit të Davide Nikolës, Salernitana është në kërkim të një trajneri të ri për pjesën e mbetur të sezonit në Serinë A.
Disa emra kanë qarkulluar, mes tyre edhe ai i ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edi Reja.
Italiani 77- vjeçar u largua dy muaj më parë nga stoli i kuqezinjve dhe marrja në drejtim e një klubi do të ishte një punë intensive, të cilën ai mund ta realizojë bashkë me ndihmësit e tij, mes tyre edhe Serxho Porrini.
Reja ka eksperiencë në Serinë A, ku ka drejtuar Napolin, Lacion dhe Atalantën.
Mes kandidatëve janë edhe emrat e Rafa Benites, D’Aversa, Adrian Mutu dhe Valter Maxari.